Motra me lotesh tregon se si ndodhi ngjrarja mbremjen e djeshme. Video

Motra e gruas qe humbi jeten diten e djeshme ka folur për mediat, dhe ka treguar momentet si ndodhi ngjarja. Ajo në lotë ka thënë se “qëllimi ishte ta mbys krejt”.

“E ka vra mas kreje me armë, niherë i ka mshu e e ka rrëzu, tani s’dyti herë i ka mshu edhe 3-4 herë edhe e ka my të krejt…motra sot ka pasë me lindë”, thotë motra.

Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për mosveprim sepse i dyshuari e ka marre jeten gruas me armë me shurdhues, pas kokës.

“Një herë e ka qëlluar, e ka rrëzuar, e më pas e ka qëlluar edhe herë të tjera dhe e ka humbur jeten. Motra ka pasë sot me lindë”, ka thënë ajo./Gazeta10