Mot i frikshëm 11 humbje jete. Rruget mbushen me ujë, ka edhe të humbur. Itali

Moti i keq ka mbërthyer Italinë dhe si pasojë deri më tani janë shkaktuar 11 humbje jete. Më e prekur është zona e Ankonës. Rrugët janë të mbushura me ujë dhe qindra makina janë kthyer përmbys. Ndërkohë banorët janë mbyllur në shtëpi dhe pothuajse është pezulluar gjithçka.

Gjithashtu, deri më tani raportohen 50 të plagosur. Mes personave të zhdukur ka edhe fëmijë.

“Ishte një ngjarje jashtëzakonisht intensive” – the kreu i emergjencave civile.

“Të gjitha forcat janë në terren dhe në punë. Ndoshta vapa e këtyre ditëve, përplasja me një re ajri të ftohtë, ka shkaktuar fenomene të tilla të frikshme”, – shtoi ai.

Alarmi i parë për situatën e krijuar erdhi nga kryebashkiaku.

Disa kanë vërshuar. Uji ka pushtuar rrugët qendrore të qytetit. Disa zona tashmë janë të zhytura në ujë. Rrjeti rrugor komunal është i ndërprerë, kështuqë bëni kujdes – shkruante kryebashkiaku.