“Mjaft përdorët antibiotikë”, profesori Zef Gjeta rekomandon këto lloj çajrash te fëmijët me temperaturë të lartë

Me ardhjen e stinës së ftohtë, fëmijët janë më të prirur të preken nga virozat. Për t’i parandaluar, është e nevojshme që të tregohet kujdes me dietën ushqimore. Eksperti Zeg Gjeta ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të pasur një trup më rezistent ndaj tyre.

Sipas tij fëmijët duhet të konsumojnë çajra, por në një sasi më të vogël se sa të rriturit. Eksperti rekomandoi që prindërit duhet t’jua japin me një filxhan kafeje. Ai shpjegoi se një ndër çajrat më të mirë është dafina sepse është qetësues.

“Dafina është një bimë çudibërëse që ka elemente të tillë që e ndihmojnë trupin të luftojë virozat dhe shërben si një parandalues i tyre. Gjithashtu është dhe kamomili, mentja ku mund të shtojmë dhe një fetë të hollë xhinxher.”, shpjegoi ai.

“Nuk duhet të alarmohemi me temperaturën 38 e gjysmë. Duhet ta mbajmë fëmijën nën mbikëqyrje dhe të mos shkojmë menjëherë tak antibiotikët. Nëse ndërhyjmë në këtë fazë kur trupi është i angazhuar për të luftuar virozat, duke përdorur antibiotikë është një goditje e rëndë.”,-përfundoi eksperti.