Ju ndodhi dhe juve? Tani ngelëm pa lekë në bankë, ja pse nuk punon bankomatet

Mijëra qytetarë shqiptarë klient te Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) kanë ngelur pa kryer shumicën e veprimeve bankare për shkak të problemeve që ka pësuar sistemi qëndror i kësaj banke.

Problematika ka arritur kulmin dhe vetë banka është detyruar të njoftojë përmes një postimi në Facebook se për shkak të disa probleme teknike, BKT nuk është në gjendje të ofrojë një pjesë të shërbimeve për klientet.

Ndërkohë, klientë të kësaj banke shprehen se nuk mund të tërheqin para nga bankomatet e as nuk janë në gjendje të bëjnë pagesa, duke ju shkaktuar dëme të mëdha dhe gjoba për pagesat e pakryera në kohë.

Ata shprehen të irrituar për qëndrimin e bankës e cila njihet për komisionet e larta ndërkohë që nuk ka ofruar asnjë ndihmë, asistencë ose mbështetje për t’ju zgjidhur klientëve dëmet që po ju shkaktohet nga ky problem i bankës.

Ndërkohë BKT ka bërë edhe një reagim lidhur me këtë situatë ku sqaron sipas tyre që behet fjalë për probleme teknike.