Mesuesja merr makinen e kolegut ne shkolle dhe i ben gjemen makines se tij

Një aksident i pazakontë u regjistrua ne mëngjes në rrugën e vjetër Lezhë-Milot. Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në një lokal pranë zonës, ku si pasojë mbeti i plagosur një 60-vjeçar.

Fatmirësisht 60-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe pas mjekimit në spital është dërguar në shtëpi.


Por çfarë ndodhi konkretisht ditën e djeshme?

Një mësuese e një shkolle në zonë, sapo ishte pajisur me leje drejtimi dhe mori makinën e kolegut. Mirëpo, sapo u nis humbi drejtimin dhe u përplas me tavolinat e lokalit. Në automjet ishin edhe disa persona të tjerë. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes dhe më pas u la e lirë.