Përbërësit:
- 200 g bizele
- 700 g spinaq
- 1 qepë e kuqe
- 2 karrota
- 3 domate të thara
- 1.5 l lëng perimesh ose uji me të cilin keni gatuar spinaqin
- majdanoz
- spec djegës i bluar
- 2 thelpinj hudhra
- 3 lugë gjelle me vaj ulliri
- piper dhe kripë
- 100 ml verë e bardhë
- lëng limoni
Përgatitja:
- Ziejini bizelet dhe një pjesë të tyre bëjini pure. Ziejeni pak spinaqin në ujë me kripë.Prisni dhe qepët në kuba të vegjël dhe gatuajini në tiganin e thellë me piper, në vaj ulliri duke shtuar dhe hudhrat.
- Kur qepët të kenë marrë ngjyrë kafe, shtoni verë të bardhë dhe domatet e qëruara. Shtoni bizelet dhe spinaqin në supë si dhe ujin në të cilin është zier spinaqi, nëse është e nevojshme.
- Lëreni supën të vlojë dhe më pas shtoni majdanoz, vaj ulliri dhe lëng limoni.