Maradona ‘shfaqet’ sërish në stadium, fotoja shkakton ‘tërmet’ në rrjetet sociale

Diego Armando Maradona është ‘shfaqur’ sërish në stadium dhe fansat e tij po çmenden në rrjetet sociale.

Një foto e realizuar gjatë ndeshjes së së premtes së kaluar (10 qershor) mes Gimnasia La Plata (skuadër të cilën Maradona e drejtoi si trajner nga viti 2019 deri në vdekjen e tij, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020) dhe Patronato.

Një imazh i postuar nga llogaria @MATIASRO, në të cilin shihet një burrë me një ngjashmëri të pabesueshme me ish-kapitenin e Argjentinës dhe Napolit.

Në fakt, kjo është ‘shfaqja’ e dytë e këtij lloji. Pak a shumë si ajo që ndodhi me rastin e finales së 1 qershorit mes Italisë dhe Argjentinës, kur në një tjetër foto kishte fiksuar mes shumë tifozëve dikë, ‘fotokopje’ e “Pibe de Oro” në shkallët e “Wembley”, me turmën që ndiqte ndeshjen.

Por kjo foto mund te jete dhe e manipuluar pasi sot teknologjia e ben te lehte kete gje.