Makarona me Fasule

Përbërësit

100 gr salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
1 kokërr qepë
1 degë selino
1/2 gote vaj
piper (sipas dëshirës)
70 gr dhjamë derri
1 karotë
100 gr pançetë
400 gr fasule (të ziera)
1/2 lt lëng mishi (ose Lëng Perimesh)
320 gr makarona (të vogla)

Përgatitja
1
Si fillim përgatisni gjysmë litri lëng mishi ose perimesh.
2
Ndërkohë prijeni në copa të vogla dhjamin dhe vëreni të shkrijë në një tigan relativisht të madh dhe shtoni ¾ e vajit.
3
Shtoni qepën e grirë hollë, hudhrën, selinonë dhe karotën.
4
Pasi të skuqen pak shtoni domatet.
5
Pasi domatja të ketë filluar të zbutet, shtoni 1 ose 2 garuzhde lëng dhe lereni të ziejë deri kur të avullojë plotësisht.
6
Ndërkohë që salca zien, në një tigan tjetër hidhni pançetën.
7
Kavardiseni me yndyrën e vet dhe më pas shtoni fasulet.
8
Shtoni më pas disa garuzhde lëng dhe lerini në zjarr deri kur fasulet ta kenë thithur të tërin.
9
Fasulet dhe pançetën shtojini në tiganin ku janë zier qepa dhe karota dhe përziejini të gjitha bashkë, në zjarr të ulët, për disa minuta.
10
Hidhni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kur të jenë gjysmë të ziera shtojani supës së fasuleve që keni përgatitur më parë.
11
Përfundoni zierjen e makaronave dhe fasuleve duke i shtuar, nëse është e nevojshme, lëng ose ujë të valuar.
12
Nëse doni një pjatë makarona kremoze fruloni dy ose tre lugë fasule dhe shtojani makaronave pasi të jenë gati.
13
Në fund shtoni pak piper të zi dhe vaj ulliri. Shërbejini të nxehta.

Leave a Reply