Luizi shperthen ndaj banoreve: Ma bënë gjyqin pa e ditur versionin tim

Efi i ka shkuar afër Luizit pasi mbrëmë bëri ekzaminimet mjekësore. Këngëtari tha se atij i është bërë gjyqi pa e dëgjuar aspak versionin e tij.

Ai u shpreh gjithashtu se i vjen keq që Kiara doli në nominim për shkakun e tij.

“Më vjen keq për tre gjëra, e para dhe më kryesorja, më vjen keq që u nominua Kiara prej meje, e dyta që ma bënë gjyqin pa e marr vesh dhe versionin tim, veç fut e bje, okej, e treta që duke qenë në majë, u nisa të bëja mirë dhe ja futa vetes”, i tha Luizi.