Kunguj të mbushur me Perime dhe Salcë kosi

Përbërësit

4 kungull (të freskët)
120 gr salcë kosi
50 gr djathë i bardhë
1 qepë (mesatare)
2 spec i kuq
1 tufë majdanoz
rigon (i thatë)
1 kokërr domate (mesatare)
kripë
piper
vaj ulliri

Përgatitja
Pastroni kungujt në pjesën e brendshme dhe grini tulin e përfituar.Skuqini kungujt me pak vaj ulliri, që të gatuhen me lehtë në furrë.Në një tigan, skuqim qepën e grië, specat, tulin e kungujve dhe domaten, të gjitha të prerë në kubikë të vegjël.Në tigan shtojmë dhe erzat dhe e hedhim përzirjen në një tas që të ftohet.I shtojmë perimeve salcën e kosit dhe djathin e thërrmuar.Me këtë përzierje mbushim kungujt, dhe i vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

Leave a Reply