Kulaçka në tigan; receta në dy minuta ne mengjes

Përbërësit: 300 g miell 1 vezë 50 g gjalpë 150 g kos 10 g fryrës keku ose sodë buke Kripë

Për mbushjen: Gjizë Sallam Djathë i bardhë Në tas vendosim miellin, shtojmë kripën dhe sodën, e përziejmë me lugë.

Shtojmë kosin, gjalpin dhe vezën. Formojmë me duar brumin, e ndajmë në 10 pjesë. Formojmë me duar topa dhe më hapim me pec, trashësia ½ cm.

I pjekim në tigan të nxehur me temperaturë mesatare nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë. I mbushim sipas dëshirës me gjizë, djathë ose sallam.