Kishte dhimbje koke prej migrenës. Humb jeten 30 vjecarja ylli i Tik Tokut

Ylli i TikTok, Jehane Thomas, vdiq papritur në moshën 30-vjeçare të premten, pasi vuante nga migrena për disa muaj.

Ajo tha se:“Unë u diagnostikova me neurit optik disa muaj më parë pasi më thanë se migrena ime lidhej me stresin disa muaj më pare”. “Më pas ata menduan se kisha dicka tjeter por dhimbja sa vinte e shtohej.

Videoja e saj më e fundit, e cila u postua të mërkurën, tregon nënën e dy fëmijëve të shtrirë në një shtrat spitalor duke thënë se ajo ishte planifikuar për një operacion dhe mezi mund të lëvizte.

Thomas, e cila kishte 67,000 ndjekës në TikTok, dokumentoi shumë nga udhëtimet e saj të shpeshta në spital në mediat sociale.