Keto jane 3 ditet ku temperaturat ekstreme do prekin vendin tone.

Shqipëria ndodhet në kulmin e valës së të nxehtit afrikan.

Të hënën të martë dhe te merkur e kësaj jave meteorologët parashikojnë që termometri të regjistrojë dhe vlerat më të larta.

Hakil Osmani nga shërbimi “Meteoalb” tregon se këto temperatura janë afro dhjetë gradë më të larta se normalja mujore.

Rënia graduale e tyre pritet të nisë duke filluar nga e mërkuara. Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut.

Të enjten dhe te premten pritet të kemi fuqizim të erës e cila sipas meteorologëve do të shkojë 55 km në orë dhe do të gjenerojë dallgëzim në det mbi 4 ballë.