Gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku protagoniste ishin zonja Olimbi dhe zonja Maria, lidhur me një problematikë strehimi, situata mori një rrjedhë të re.
Pas një telefonate në studio me vajzën e zonjës Olimbi, Rozetën, e ëma i kërkoi të largohej nga shtëpia në mënyrë që ajo të jetojë e qetë ditët që i kanë mbetur. Ndërkohë, Olimbia shprehet e tmerruar dhe e frikësuar nga bashkëshorti gjerman i vajzës, për të cilin pretendon se e ka keq trajtuar.
Tashmë, problemi nuk është mes saj dhe zonjës Maria, por me vajzën, së cilës i kërkon shtëpinë. Ajo thotë se kontributi i saj në blerjen e shtëpisë ka qenë kujdesi i treguar ndaj vjehrrës së saj dhe bashkëshortit.
Eni Çobani: Tani për të kaluar nga emri i Rozit në emrin tuaj kjo bëhet me vullnetin e palëve, pra Rozi duhet të vijë dhe të pranojë para një noteri, kalimin e pronësisë në emrin tuaj. Me ç’dëgjuam ne tani, ajo nuk pranoi as të diskutonte dhe shikoj që ajo vullnetin për kalimin e pronës nuk e ka. Për mua është e rëndësishme fakti që ajo mos t’iu shqetësojë, pra që ju të vazhdoni të jetoni në banesën tuaj, pse jo të merrni edhe djalin tuaj dhe nuk ma merr mendja që zonja do të vijë t’iu shqetësojë.
Olimbia: Unë për të jetuar jetoj edhe aty në kuzhinë ku jam, edhe në aneks, edhe në ballkon, unë ashtu jo, por unë jo, dua djalin, të marr dhomën, të marr edhe djalin të jetojmë.
Eni Çobani: Po ajo çelësin do jua sjellë.
Olimbia: Çelësin? Po çelësin e heq fare unë, por kam urdhër mbrojtjeje nuk dua ta hap vetë derën. Derën ajo duhet të vijë të flasë këtu, të thojë që jam dakord që shtëpinë t’ia lë mamasë derisa të ketë jetën e vet gjallë. Kur të vdes unë, le ta marrë shtëpinë. Unë jam e sëmurë, ditët me numërim i kam, me 500 sëmundje jam në trup, po të paktën të vijë, me tru në kokë, si vajzë që është, që e mora e rrita, herë me bukë e herë pa bukë, ajo duhet të vijë të flasë vetë.
Seanca e ndërmjetësimit nuk pati një zgjidhje pasi sipas zonjës Eni Çobani, kjo është një çështje midis zonjës Olimbi dhe Rozetës, e cila ndjek një procedurë të ndryshme dhe kërkon vullnetin e palëve. Zonja Rozeta nuk pranon të bëhet pjesë e një seance ndërmjetësimi, por zonja Eni i la të hapur mundësinë për t’iu drejtuar privatisht zyrës së saj ligjore./tvklan.al