Kengetari i njohur humb djalin 3 vjecar duke luajtur në pishinën e shtëpisë

0
3356

Muzikanti Davido dhe partnerja e tij Chioma Rowland kanë humbur djalin e tyre trevjeçar Ifeanyi.

Sipas mediave të ndryshme , djali i tyre tre vjeçar u mbyt në një pishinë në shtëpinë e tyre familjare në Lagos.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 31 tetorit, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të tretë.

Fansat dhe muzikantë të tjerë kanë ndarë ngushëllimet e tyre për yllin e Afrobeats në rrjetet sociale.

Skepta i shkroi këngëtares “Lutjet” dhe reperi Steff London tha “Lutjet për Chioma dhe Davido” në llogarinë e saj në Twitter.