Kanë 30 vite diferencë, kjo është vajza që u martua me 52-vjeçarin që njohu në kafe

Thuhet se dashuria nuk njeh moshë. Këtë thënie e vërteton martesa e një vajze 22-vjeaçare me një burrë 52 vjeç.

Chelsea Maynard, 22 vjeçe jeton me burrin e saj 52-vjeçareBruc në Tennessee, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E reja tregon se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata të dy i kanë marrë si babë dhe bijë, por ajo thotë se nuk e ka problem këtë gjë.

22-vjeçarja ka thënë:

Të gjithë mendojnë se jam vajza e Bruce. Na ka ndodhur që të shkojmë në restorante dhe të dalim menjëherë sepse sapo kemi hyrë, pasi të gjithë kokat u kthyen drejt nesh. Shumë shpesh më vlerësojnë që dal ende me gjyshin tim për të ngrënë.”
Ajo u njeh me 52-vjeçaren në një kafene dhe që nga ajo ditë nuk janë ndarë më.

Po ashtu e reja thotë:

Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët, ndihem vajza më me fat në botë që takova Bruce.’’