Jonida Vokshi vjen në një intervistë të veçantë, ku përballë ka bashkëshortin e saj, Besnik Krapi me të cilin martohet këtë shtator. Dasma po afrohet, por Jonida nuk është e sigurt se çfarë mendimi ka bashkëshorti i saj i ardhshëm për të.
I gjendur përballë gruas së tij, Besnik Krapi ka marrë pyetjen e sikletshme nga Jonida Vokshi.
Jonida Vokshi: Ka dhe një gjë të re në jetën tënde. Ti martohesh në shtator
Besnik Krapi: Po.
Jonida Vokshi: E ke ndarë mendjen?! Hajd urime, po a të doli nusja siç e prisje. Domethënë sikur e more me provë ti, por a është nusja ashtu siç e ke menduar?
Besnik Krapi: S’mund të përgjigjem, s’përgjigjem. Nuk e di. Nusja është si loqkë.
Mes shumë të qeshurave, Besniku e tha më në fund se çfarë mendonte për partneren e tij, me të cilën ka zgjedhur të kurorëzojë dashurinë në martesë në muajin shtator.