Zakonisht kur pastroni kuzhinën, mendonit se ishte mjaft thjeshtë – por ka një pikë në lavamanin e pjatave që njerëzit shpesh e harrojnë.
Ann Reilly zbuloi se në të vërtetë mësoi të çmontoni një pjesë të lavamanit në mënyrë që të përfundonte sic duhet pastrimin tuaj.
Ajo thotë se duhet të zbërtheni tubin e shkarkimit, në mënyrë që të futeni poshtë tij, pasi është një vend që mund të mbledhë papastërti dhe të shkaktojë erën e keqe të lavamanit.
Ajo thotë: “Unë jetoj në një shtëpi shumë të pastër, e pastroj pothuajse çdo ditë, ndonjëher edhe dy herë në ditë. Por tek lavamani në kuzhinë diçka po ndodhte.”
Me ndihmën e një luge ajo cvidhosi piletën e lavamanit dhe aty u shtang kur pa se nga i vinte ajo aromë dhe cfarë mbidhej në të gjithë ai pisllëk. Ann tha se kujdes të vecantë në këtë pikë ishtë që të mos hapte ujin pse rrezikohej te rridhte i gjithi nën bufe.
Ajo pasi e cvidhosi pjesën e sipërme të tubit, vazhdoi me një lëng për zhbllokimin e lavamanit, dhe në fund me një përzierje sodë buke dhe uthull të bardhë u siguruar që lavamani do të ishte super i pastër.
Më pas ajo i “vë vulën” me ujë të nxehtë të valë të cilin e hedh me shumicë pasi e ka vendosur mirë kapakun e sipërm që kishte cvidhosur. Kjo mënyrë ndihmom që gjithçka të lahet dhe tubi i shkarkimit të jete plotësisht pa mbetje apo aromë.
Shumë tifozë të tjerë të pastrimit nxituan të komentonin për të ndarë mendimet e tyre.
Njëri shkroi: “O Zot, padyshim që do e bëj këtë në kuzhinën timen pasi që jam shtatzënë dhe nga aroma në fakt më përzihet.”
Ann u përgjigj, duke shkruar: “Sigurohu që të mos hedhësh ujë në lavaman derisa të kesh vidhos përsëri vidën”.