Ja kur rikthehen reshjet, ky eshte parashikimi per javen e pare te Janarit

0
86

Për javën e parë të Janarit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa dëpertojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti paashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.