Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi një shtetas italian është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Cerkovinë dhe viktima është Daniele Amurro 55-vjeç.
Viktima kishte rreth një vit që jetonte në këtë fshat, ku kishte marrë një banesë ku jetonte me familjen.
Sipas policisë dyshohet se 55-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.