Ishte duke gatuar.19 vjecarja digjet ne fytyr pasi plas tenxherja me cokollat

SHBA-Një studente 19-vjeçare Samantha D’Aprile nga Çikago, pothuajse u verbua pasi një tenxhere me çokollatë shpërtheu në fytyrën e saj. Ajo kishte pjekur biskota me nënën e saj kur tasi me cokollate te nxehtë u thye ndërsa ajo u përkul mbi të, dhe i ra ne fytyrë e sy çokollata të nxehtë si edhe copat e qelqit.

Ajo nxitoi në banjë dhe spërkati ujë mbi fytyrën e saj, por sytë e saj u frynë shpejt dhe qepallat e saj iu mbyllën. Kështu ajo qëndroi me sy të mbyllur për pesë ditë. Mjekët thanë se dëmi ishte aq i madh sa dukej e pabesueshme se vajza mund të shihte më vonë. Mjekët e cilësuan si një ‘mrekulli’ dhe thanë se momenti kur ajo spërkati ujë në fytyrë mund t’i ketë shpëtuar sytë.

Doktorët e nxorën atë nga spitali pas dy ditësh në mënyrë që ajo të mund të shërohej në shtëpi, por i duhej të kthehej çdo ditë për analiza. Në ditën e pestë, ajo arriti të hapte sërish sytë

Pasi tenxherja shpërtheu në fytyrën e saj, D’Aprile tha se sytë e saj ndiheshin sikur ishin ‘në zjarr’ pasi filluan të fryheshin dhe mbylleshin.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital nga nëna e saj, por u desh të transferohej në një njësi tjetër specifike për djegiet.

Ajo tha: “Kisha aq shumë dhimbje sa trupi im filloi të mbyllej, më dhanë morfinë e cila ndihmoi dhimbjen dhe mund të merrja përsëri frymë.

“Isha në një vend kaq të errët dhe po çmendesha për disa ditë që nuk shihja. Nuk mund ta përfytyroja pjesën tjetër të jetës sime.’

Ajo shtoi: “Të kalosh nga vizioni i përsosur nga një ditë në ditën tjetër kur më thanë se mund të jem e verbër për pjesën tjetër të jetës sime ishte gjëja më e frikshme që kam kaluar ndonjëherë ”.

Mjekët kishin frikë se zonja D’Aprile mund të humbiste shikimin e saj ose t`i reduktuohej shikimi si me njolla të turbullta në kornenë e saj – të cilat mund të shkaktohen nga lëndimet.

Ajo tha: “Kisha një shans 80 për qind të isha daltonike sepse kornea ime ishte shumë e dëmtuar.
I lutesha Zotit disa herë në ditë dhe kjo ishte e vetmja shpresë që kisha”.

reth dy javë pas aksidentit, zonja D’Aprile zbuloi se shikimi i saj ishte kthyer në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të bënte gjithçka që bënte më parë.