Ishin të fejuar dhe ai i jepte makinës që u copa, kjo është 19 vjeçarja shqiptare që dha shpirt

Një aksident ndodhi paraditen e sotme në rrugën nga Divjaka për në plazh, ku humbi jetën një 19-vjecare.

Ajo është identifikuar si Elsa Meci, trupi i së cilës u bllokua në automjet dhe u nxor nga forcat zjarrfikëse.

Top Channel ka siguruar fotografitë e saj, e cila ishte e fejuar me Vilson Hoxhën, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” dhe doli nga rruga duke u përp lasur me pishat.

Vilson Hoxha nga Elbasani, së bashku me pasagjerin tjetër Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç janë dërguar në spital. Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit është mire.