Ilaci popullor si te kuroni bajamet ne shtepi.

Hudhra shëron edhe bajamet e sëmura në këtë mënyrë: 50 gr sherebel futet në një enë të emaluar e mandej asaj i futet një lugë lëng i freskët nga hudhrat.

Menjëherë masës i fusim një litër ujë të posavaluar. Ena mbulohet dhe lihet të rrijë 20 minuta. Ajo masë futet në një shishe qelqi.

Pihet 3 herë në ditë nga një lugë supe, para buke.

Me një pjesë të këtij ilaçi mund të shpëlahet goja dhe të bëhet gargarë e mandej ilaçi gëlltitet.