Humb jeten nga termeti i djeshem dhe gjendet nen rrenoja portieri i njohur Turk.

Tërmeti shkatërrimtar që goditi sot Turqinë dhe Sirinë ka lënë pas më shumë se 2300 viktima. Mes personave të pafat është edhe Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor në Ligën e Parë turke.

28-vjeçari u gjet nën rrënoja, teksa bashkëshortja e tij u shpëtua nga emergjencat civile. Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyup Turkaslan .

I dhashë skuadrës dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë lojtarë nuk ishin në Malatya. Aty ishte vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan. I shpëtuan gruan. Jam i shkatërruar”, tha trajneri Vural.

Ekipet e kërkimit po përpiqen të lokalizojnë ish-lojtarin e Chelsea, Christian Atsu i cili luan për Hantayspor, shokun e tij të skuadrës Onur Ergün, drejtorin e futbollit të Hatayspor, Taner Savut dhe përkthyesin e klubit Emre, të cilët gjithashtu janë të humbur nën rrënoja. Federata e Futbollit në Turqi ka pezulluar të gjitha aktivitetet.S.DH/Shqiptarja