Humb jeten diten e sotme mjekja e re ne qytetin e Durresit

Mjekja Edma Sali është ndarë papritur nga jeta për shkak të një aksidenti rrugor që ka pësuar jashtë Shqipërisë. Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Mjekut Durrës.

Mjekja e re i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 me rezultate shumë të mira dhe më pas vazhdoi specializimin në Gjermani.

“Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve”,- shkruan Urdhri i Mjekut.

Doktoreshë Edna Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.

Më pas u largua drejt Gjermanisë, për tu specializuar.

Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj!