Humb jeten 23-vjeçarja në Vlorë/ Mjekët pse ndodhi ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarës në spitalin e Vlorës, e cila iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë dhe pas 12 orësh humbi jetën.

Sipas mjekëve, Brisilda Sadushi kishte infeksion të përgjithshëm dhe tension të ulët. E reja kishte disa vite e martuar me Eduart Sadushin.

Ndërkohë, burime për Top Channel bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Eduarti ndodhet në burg pasi ka qëlluar në ambient publik Brisildën, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte.

Nëna e dy fëmijëve kishte shkuar 2 herë në spital me shenja në trup, por pasi u qëllua në publik, u bind për ta denoncuar bashkëshortin e dhunshëm.

Vlen të thuhet se mjekët të cilët nuk mundën ta shpëtojnë 23-vjeçaren nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, pasi janë në pritje të autopsisë, ndërsa jashtë kamerave shprehen se e ndjera mund të ketë kryer një abort në kushte shtëpie dhe kishte hemoragji në bark.