Harrojeni Fifin, Alvisën dhe Hysenin/ Jepet paralajmërimi: Do rriten edhe më shumë çmimet në Shqipëri

Prej muajsh vendi ynë është përballur me një rritje çmimesh në fusha të ndryshme. Mirëpo, rritja e çmimeve do vijojë edhe më tej.

Podhuesit vendas kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj nga ligjvënësit sepse pritet që të shkaktojë rritje të çmimeve. Kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve, Alban Zusi ka thënë për “Abc” se miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% duket nisur që nga 1 janari. Rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme ndaj dhe për të përballuar shpenzimet e tyre, do të detyrohet që të rrisin çmimin.

Po ashtu dhe fasonët e vlerësojnë si qesharake mbështetjen e parashikuar në paketë fiskale për këtë sektor. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut. Por përveç fasonëve, ankesa ka pasur edhe nga fermerët për heqjen e rimbursimit të TVSH-së prej 6% dhe vendosjes së akcizës për gazin për konsum.