Gushti po mbyllet me surpriza, por si do të jetë java e parë e shtatorit? Meteorologia jep detajet

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga një mot me reshje lokale shiu , ndërsa sinoptikania Laida Porja tregon se situata e paqëndrueshme do të na shoqërojë edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të shënojnë rritje. Keshtu Porja u shpreh se ditët e fundit të muajit gusht dhe deri javën e parë të shtatorit temperatuarat do të arrijnë maksimumin deri në 37 gradë celcius.

Ajo gjithashtu shtoi se pavarësisht temperaturave të larta, pasditet do të shoqërohen me rrebeshe shiu, ku nuk do të mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat bregdetare.

“Situatë e paqëndrueshme edhe pse dita nis me diell. Parashikohet që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave nga nesër deri në 34 gradë. Kemi alternim të motit, paradite me diell dhe pasdite duke rrezikuar rrebeshe shiu ku më të dukshme do jenë në zonat juglindore. Zonat e ulëta dhe kryeqyteti do kenë reshje afatshkurtra. Nuk do mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat e bregdetit. Parashikohet që dhe fundjava të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu,” tha Porja.

Me tej e pyetur se si do të mbyllet muaji gusht, Porja tha se ‘deri në date 31 parashikohet të ketë rritje të temperaturave, edhe pse në 10 ditëshin e fundit ka pasur luhatje, megjithate pritet që dhe në javën e parë të shtatorit të kemi rritje temperaturash deri në 37 gradë. Do kemi mot me diell por nuk do mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa qytetet e zonave të ulëta dhe ato malore do priren te kenehere pas here rrebeshe shiu”.