Gruaja kërkon të ndahet nga burri i saj pasi kërkon të jetë e lirë. Kjo është ëndrra ime

Mirela ka ardhur tek eni Cobani per te zgjidhur hallet e familjes se saj pasi ajo mendon se ne shtepin e saj eshte sherbetore.Ajo ka thene se dua te jeme e lire dhe se durimit i ka ardhur fundi. Dua te jetoj lirine time.

Ajo beri nje bisede me Ardit Gjebrean per te treguar historine e saj me Agronin.

Ja dhe biseda mes saj dhe Arditin.

Ardit Gjebrea: Po pse e ke ndierë veten të shfrytëzuar nga burri?

Mirela: Po e kam ndierë zoti Ardit se kjo do jetë një ëndërr për mua që kam ardhur sot në Klan.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Mirela: Kam qenë e shtypur nga burri.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim e shtypur?

Mirela: Në kuptimin e fjalës. Liria e shprehjes nuk ekziston në shtëpinë time.

Ardit Gjebrea: Pse, ti nuk e thua mendimin tënd?

Mirela: Jo, jo, nuk merret mendimi im edhe ta jap. Nuk ma merr njeri për bazë.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke martuar?

Mirela: Kam 32 për 33 vjet.

Ardit Gjebrea: Po shpejt je kujtuar!

Mirela: Po ja, më mirë vonë se sa kurrë.