Gruaja beri nje tatuazh te bukur por shperthen ne lot kur shikon se si u transformua me pas

Alaina donte të bënte një tatuazh të lezetshëm me shoqen e saj më të mirë, si dy gjysma të një fluture por mbeti e habitur kur e pa të përfunduar

Ajo që Alaina mendoi se do të ishte një tatuazh i ëmbël e i bukur si gjysma e një fluture që do t’i bashkohej tatuazhit të shoqes së saj më të mirë, doli të ngjante me diçka shumë të vrazhdë.

Ja se si e tregon ajo këtë:

“Unë shkova me pushime me shoqen time më të mirë, dhe donim të bënim dy tatuazhe të ngjashme. Kur kërkuam dyqanin, gjetëm njerëz që na treguan për një dyqan me reputacion të mirë.

“Nuk fajësojmë artistin, e as dyqanin, por për fat të keq thjesht kemi pasur një përvojë të keqe, dhe s`kemi asgjë kundër tyre.

Por nga ana tjetër nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë që artisti të mos e dinte se si duhet të dukej një flutur, ne e kuptuam që nuk ngjanin si flutur sapo i pamë kur dolëm jashtë të dyqanit.”

Alaina u mërzit shumë dhe shkoi bashkë me shoqen e saj e mbuluan tatuazhin të nesërmen sapo u kthyen në shtëpi.

“Ne gjetëm një artist të mrekullueshëm për ta mbuluar atë menjëherë dhe ai e ktheu në një vepër arti. Tani ajo duket si një flutur e vërtetë e cila është e mrekullueshme.

“Pra si përfundim, ne kemi tashmë tatuazhe të ngjashme me miken time dhe një histori të mrekullueshme për të qeshur një ditë pasi do të kujtojmë se si ishte fillimisht”.