Grua e forte qe i ben balle cdo gjeje/ Nese ti ke keto 4 cilesi atehere ti je grua e hekurt moj shoqe

Një femër e fortë gjithmonë e respekton veten, dhe gjithashtu ka respekt për të tjerët. Për më tepër, ajo i dëgjon të tjerët dhe hallet e tyre, pasi kështu mendon se edhe vetë fiton më shumë eksperienca nga ngjarjet e të tjerëve. Në mënyrë të ngjashme, ajo shpreson të marrë të njëjtën mirësjellje mbrapsht. Në rast se dikush tjetër nuk e trajton atë njësoj siç ajo i trajton të tjerët, një grua e fortë zgjedh të largohet nga njëperson i tillë.

Pavarësia

Cilësia e dytë është padyshim pavarësia. Një femër e fortë nuk ka nevojë për askënd që ta ndihmojë atë të kapërcejë vështirësitë në jetë. Ajo dëshiron të bëjë gjithçka vetë dhe jo të kërkojë mbështetje nga të tjerët. Do të njihni plot femra të forta që vuajnë për t’i arritur synimet e tyre në jetë, por edhe në kushte vështirësie, nuk kanë për t’ju kërkuar ndihmë. Sidoqoftë, një pavarësi e tillë është shpesh një thikë me dy presa. Shumë femra të forta mendojnë se nuk kanë nevojë për ndihmë, por kjo i bën të marrin përsipër ndonjëherë më shumë sesa mund të përballojnë.

Kontrolli i emocioneve

Aftësia për të kontrolluar emocionet e tyre është karakteristika e tretë e një gruaje të fortë. Ajo nuk lejon që njerëzit ose ngjarjet të ndikojnë në ndjenjat e saj. Për më tepër, frika ose dyshimet nuk janë kurrë emocione që mund të kontrollojnë energjinë e saj, pasi një femër e fortë e kupton se këto emocione do të bëhen pengesë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Marrja përsipër e rreziqeve

Ajo e kupton që gjithmonë duhet të shtyjë veten të rritet dhe të mësojë nga dita në ditë. Shumica e femrave të forta marrin përsipër rreziqe për të përmirësuar veten e tyre. Ato gjithmonë përpiqen të provojnë gjëra të reja, sepse e kuptojnë që duke bërë përherë të njëjtat gjëra, pa rrezikuar, nuk kanë për t’u forcuar më shumë dhe as kanë për t’u rritur. Prandaj, përballimi i sfidave të reja është çelësi për rritjen personale të një gruaje të fortë.

Energjia pozitive

Mendimi pozitiv është gjithmonë i pranishëm në mendjen e saj. Një femër e fortë e kupton që pozitiviteti mund të ndryshojë totalisht një jetë tjetër; mund ta kalojë atë nga thellësia e dëshpërimit në lartësitë më të larta të lumturisë. Mund të ndryshojë mënyrën e tyre të të menduarit dhe t’i ndihmojë ata të arrijnëperformancën më të mirë në çdo situatë.