Gjuhet me kepuc konkurentja në emisionin shqiptar, kërkohet mbyllja e menjëhershme e programit

Nje zenk është shënuar në një reality show, “It’s my hone” në Kosovë.

Konkuretët kanë pasur një debat me tone të larta, ku më pas njëri ka qëlluar me këpucë një vajzë, e cila e friksuar ka nisur të qajë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë skenë është që një nga vajzat thotë “bravo, mirë ja bëre”, duke harruar se janë në ekran dhe se po promovojnë nje sjellje jo te mire.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari Vehbi Katjazi. Ai përmes një postimi në Tëitter ka bërë thirrje që t’i hiqet licensa medias që ka këtë emision, teksa e ka cilësuar një veprim të tillë skandaloz dhe antinjerëzor.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. , shkruan ai.

Ndërsa komentuesit kanë kërkuar që të ndrërhyjë organet kopetente për këtë ngjarje.