Gjenden të pa jetë cifti i të moshuarve 72 dhe 75 vjec në shtëpinë e tyre

ITALI-Një çift të moshuarish, 73 dhe 75 vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre pasditen e sotme në Verona , në lagjen Borgo Roma. Nga sa mësohet viktima janë burrë e grua.

Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë : të dy jane goditur me thikë . Nga zbulimet e para krimi daton në mbrëmjen e djeshme, por u zbulua vetëm sot.

Hetimet i janë besuar Policisë së Shtetit, e cila ndërhyri me hetuesit e Skuadrës Fluturuese dhe teknikët e Mjekësisë Ligjore Shkencore për një sërë konstatimesh të gjata. Hetimet janë ende në vazhdim