Gjendet e vdekur 23 vjecarja shqiptare e aksidentuar nga trenat ne Greqi.Ndersa i fejuari i saj…

Eshte gjetur e vdekur 23-vjeçarja Ifigenia Mitska, e cila ishte mes të zhdukurve pas aksidentit të trenit në Tempe. Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Kujtohet se të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.

Fatkeqësisht, 23-vjeçarja fatkeqe, Ifigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së .
Ndersa trupi i te fejuarit nuk dihet ende dhe pritet qe ne oret ne vazhdim te dalin ekpsertiza te reja pasi trupat po mblidhe dhe nga adn po identifikohen

Numri tragjik i te aksidentituatve arrin në 57 të vdekur dhe identifikimi i dhjetëra trupave që janë nxjerrë nga rrënojat është në pritje.

Kujtohet se identifikimi i trupave të viktimave të trenit nisi mesditën e së enjtestë cilat janë sekuestruar deri më tani, nëpërmjet procesit të ADN-së, nga policia në bashkëpunim me shërbimin mjeko-ligjor, si pjesë e protokollit të respektuar në rastet e fatkeqësive masive. Në përfundim të procesit trupat do t’u dorëzohen familjarëve të tyre. Në të njëjtën kohë vijojnë kërkimet dhe identifikimi i personave të tjerë të zhdukur apo që kanë humbur jetën.