Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në një intervistë të dhënë për “Ilva Now”, u pyet në lidhje me qëndrimin e bashkëshortit të saj ndaj mendimit ndryshe dhe a e toleron ai atë, si në familje ashtu edhe në parti.
Linda zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes me pyetje duke mos dhënë një përgjigje konçize. “Përse ju duhen ju këto? Përse i doni ju gazetarët debatet?”, iu përgjigj bashkëshortja e kryeministrit pyetjes së gazetares.
Pjesë nga biseda: Ilva Tare: Po ky debat që ju përshkruani në familje e shohin në parti? E toleron Rama mendimin ndryshe?
Linda Rama: Përse ju duhen ju këto? Përse i doni ju gazetarët debatet? Ilva Tare: Jo vetëm gazetarët, por edhe opinion publik…
Linda Rama: Po përse i duhet opinionit publik? Çfarë mendoni se i mungon Partisë Socialiste?
Ilva Tare: Jo zërat ndryshe….debatet… Linda Rama: Pse i doni, për çfarë duhen?
Ilva Tare: Mendojnë se i bëjnë mirë demokracisë së brendshme të partive, cilado qoftë ajo Linda Rama: Mendoni se nuk ka demokraci? E mendoni të kundërtën që mund të ketë demokraci, por konsumohet dhe…
Ilva Tare: Po ngaqë nuk është e zëshme. Linda Rama: Po përse e doni të zëshme?
Ilva Tare: Mbase sepse ka pasur zëra kundër, kanë pasur opinione kundër dhe ata nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.