Flet per here te pare nena e 12 vjecares qe u vetvar ne Pogradec. Hedh akuza te forta ndaj babai

Nje vajze 12 vjecare nga POgradeci eshte vetvarur disa dite me pare dhe nena e saj hedh akuza te forta ndaj babait te vajzes.

12 vjecarja jetonte me njerken, babain dhe gjysherit. Nena e vajzes ka hedhur akuza te forta ndaj ish burrit te saj.

Ajo eshte shprehur se:“I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar”, tregoi e ëma, e cila shtoi se gjyshi iu drejtua 12-vjeçares kur e mori: “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”

Nëna: E kam takuar pas 6 vitesh, vetëm 5 minuta. Vajza s’më ka folur asnjë fjalë.

I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar.

Ishte gjyshi me hallën e vajzës, unë me motrën dhe burrin e saj, si edhe nipi e mbesa. “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”, i tha gjyshi kur e mori.

Takimi u bë afër banesës së ish-bashkëshortit. Ma kanë marrë gocën me zor, me shumë bështirësi e bëra një fotografi.

Kam qenë në Greqi pa letra ndaj nuk e takoj dot vajzën.

Babait i kam shkruar në FB dhe i kërkova të flas me vajzën, më tha “jo se e mërzit, më prish familjen”. Vajza ishte frikësuar dhe e ndrojtur. Nuk ka thënë asnjë fjalë përveç kur i thashë për telefonin. Tha “jo se më rreh babi”. Unë i thashë që do të vij prap në shtator dhe do të takoj, por nuk pati asnjë reagim.

Nga një kushëri e mora vesh lajmin. Doktori i morgut më tha që s’ka shenja varje. Diçka ka pirë ose ki kanë bërë diçka ata. Mendoj se i kanë hedhur diçka fëmijës. Gjithçka që flitet janë gënjeshtra.