Fermeri rrit kastravecin me te madh ne bote dhe tregon sekretin

Trangujt ose kastravecët bëjnë pjesë në 4 zarzavatet më të kultivuara në botë dhe janë ushqim i shëndetshëm për trupin tuaj, madje shpesh i cilësuar si një super ushqim.

Konsumimi i kastravecit ndihmon në hidratimin e trupit.

Ndërkohë një kopshtar i quajtur Sebastian Suski ka rritur kastravecin më të gjatë në botë.

Perimja është .1 metër e gjatë dhe peshon 7.7 kilogramë. Sipas kopshtarit kjo gjatësi u arrit falë një doze e përditshme me ujë të ngrohtë.

“Nëse hedh ujë të ftohtë mbi dikë, ai pëson një shok dhe e njëjta gjë ndodh me kastravecin. Uji i ftohtë do ta thante. Gjithashtu duhet pasur kujdes për mos ta tepruar. Një deri në dy kova ujitëse në ditë mjaftojnë”.

Kopshtari i referohet kastravecit si “fëmija” i tij dhe e mban të mbështjellë me një batanije.