Edhe ditëlindja e dytë e vogëlushit Tian e ka gjetur familjen Berisha të përçarë. Ashtu siç ndodhi një vit më parë, këngëtari Robert Berisha nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e djalit të Tunës dhe vëllait të tij.
Roberti ka treguar se ka konflikte me kunatën e tij. Pavarësisht problemeve edhe pse nuk ishte prezent në ditëlindjen e Tian, ai ka bërë një urim prekës dhe emocionues.
Në rrjete sociale Roberti ka postuar një foto në të cilën shfaqet vëllai i tij Patris, bashkë me nipin, Tianin dhe të bijën. “Gëzuar ditëlindjen Tian Patris Berisha”, shkruan Roberti në foton e postuar në të cilën ka etiketuar vëllain e tij.