Folësja e lajmeve Senada Jaho qenka bërë nënë dhe ne tani sapo e zbuluam. Ka qenë vetë Senada e cila në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë me dije se ajo tashmë ka një status të ri, atë të nënës.
Ajo zbuloi disa detaje nga ardhja në jetë e djalit të saj, Khan, dhe si e mbajti të fshehtë shtatzëninë nga të gjithë.
“Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysëm, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mirë”, tha ajo.
Më tej gazetarja, tha se arsyeja pse vendosi që ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj dhe nuk pati dëshirë që të publikonte foto ishte për faktin se dëshironte që ta shijonte këtë periudhë të bukur.
“Doja ta shijoja vetë, madje dhe familjes sime i kam thënë shumë vonë, në muajin e 5të të shtatzanisë”. Senada më tej rrëfeu se ditën e lindjes së Khan nuk e ndau me askënd, dhe shkoi e vetme me bashkëshortin në maternitet, e lajmin e zbuloi kohë më vonë.