Fillojnë dhe reshjet e para të deborës pas diteve te ngrohta. Rikthehet dimri në këtë vënd. Foto

Është ende herët, por në fakt dimri ka mbërritur që tani në Miçigan të SHBA-ve. Një stuhi dëbore ka goditur papritur këtë shtet në veri-perëndim të vendit.

Në disa zona trashësia e dëborës ka arritur në 45 centimetra. Për shkak të erës së fortë nga kjo stuhi janë rrëzuar pemë dhe ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. 30 mijë familje raportohet se kanë mbetur pa energji.

Probleme ka pasur edhe në qarkullimin rrugor. Drejtuesve të mjeteve iu kërkua të qarkullonin ngadalë për të arritur të sigurt në destinacion. Autoritetet kanë deklaruar se moti i keq do të zgjasë disa ditë.