Dy vellezer humben jeten ne te njejten dite ne te njejtin shtrat nga semundja e kancerit

BRAZIL-Dy vëllezër që po mbështesnin njëri-tjetrin në luftën kundër kancerit kanë vdekur në të njëjtin spital me vetëm disa orë kohe.

Francisco Antunes Sobrinho, 52 vjeç, dhe vëllai më i vogël, Eduardo Antunes da Silveira, 38 vjeç, humbën jetën më 19 gusht, pas vitesh luftimi me sëmundjen e rende.

Vëllai më i madh u diagnostikua me kancer në zorrë në maj 2021. Një muaj më vonë, vëllait më të vogël Eduardo, iu tha se kishte kancer në mëlçi.

Vëllezërit mbështetën njëri-tjetrin, por gjendja e tyre u përkeqësua papritur. Eduardo u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë në Santa Cruz, Rio de Janeiro, Brazil .

Ai kaloi katër ditë në spital para se të ndërronte jetë. Vëllai më i vogël, João Antunes Neto kishte qenë në telefon me familjen e tij duke diskutuar për organizimin e funeralit kur Francisco u dërgua me urgjencë në spital.

Vetëm disa orë më vonë ai vdiq në të njëjtin shtrat në të njëjtin spital. Shoferi i autobusit, João tha për mediat lokale: “Ata ishin aq afër sa vdiqën në të njëjtin shtrat spitalor. Ky është një nga momentet më të mëdha të vuajtjes në jetën time dhe në jetën e gjithë familjes. Shiko.news