Truku 1. Përdoret për të pastruar copën e këpucëve tuaja:
Përbërësit:
1 filxhan uthull molle.
1/2 filxhan niseshte misri.
1/2 filxhan sodë buke.
1 lugë gjelle sapun lavanderie.
Uji.
Do t’ju duhet:
1 furçë dhëmbësh.
1 furçë larës.
1 leckë e pastër.
Përzieni uthullën e mollës me sodën e bukës dhe me një furçë dhëmbësh, fërkoni pjesët prej gome të këpucëve tuaja, më pas me furçën tjetër i lani këpucët e tenisit me sapun dhe ujëtek copa. Nërsa për të pastruar lidhëset, vendosini në përzierjen e sodës së bukës dhe uthullës së mollës për 5 minuta dhe më pas lajini si zakonisht. Kur këpucët e tenisit fillojnë të thahen, mbi to spërkatni niseshte misri dhe pasi të jenë tharë plotësisht i fshini dhe me një leckë të pastër hiqni atë që mund të ketë mbetur nga niseshteja..
Truku 2. Përdoret për të pastruar gomën e këpucëve me gomë të bardhë
Do t’ju duhet:
1 furçë dhëmbësh.
Pastë dhëmbësh e bardhë.
1 leckë e pastër.
Me furçën e dhëmbëve dhe pak pastë dhëmbësh, fërkojeni gomën e këpucëve tuajadhe do të vini re se ajo shpejt fillon të zbardhet. Kur të keni mbaruar, fshijeni pastën e tepërt të pastës me një leckë të pastër.
Tani që i dini këto 2 truke efektive për të pastruar këpucët e bardha me gomë, provojini edhe vetë dhe na shkruani komentin tuaj.