“Dua të të bëj gropën”, ish aktorja e Portokallisë vë në lojë Arbana Osmanin

Mbremjen e 1 shkurtit ishte puntata e parë e sezonit te ri ne “Klanifronia”. Me teme “Dua të të bëj gropën”, ish aktorja e Portokallisë “ironizon” Arbana Osmanin

Delinda Disha është prurje e re në televizionin Klan por ajo spikati qesezonin e kaluar me disa imitime që shkaktuan shumë te qeshura në media.

Kesaj radhe ajo ka zgjedhur të imitojë Arbana Osmanin, por shumë veta e kanë kritikuar se nuk po e imitonte por me shume duket sikur donte t`i uli figurën.
Madje ajo bëri një ecje aspak femërore, me nje qendrim te kërrysur e që bënte “gjasme” i interesonin historitë që i trajtonte në emisionin e saj.

Delinda e ka titulluar “Dua të të bëj gropën” dhe në fakt duket se me të vërtetë do ta bëjë këtë nga mënyra se si e trajtonte rubrikën me shume hipokrizi por mbase kjo është mënyra që aktorja ka zgjdhur për të argëtuar publikun.