Drama e Nikolles si vrava gruan ne vend te vicit. Lirohem nga burgu pas 6 vitesh

Një pakujdesi i mori jetën një njeriu. Nikolla Gjet Noci nga Puka, ka rrëfyer dramën e jetës, dhe mes lotëve në emisonin “Aldo Morning Show”, ai ka treguar se nuk ka fëmijë. Pavarësisht se nuk kishin fëmijë, ata kanë qenë të lumtur bashkë dhe kanë kaluar një jetë të mirë. Në 2009 jeta e tyre mori një kthesë tjetër, kur ai pa dashje, duke tentuar të fuste viçin në stallë, ka vrarë gruan me një mjet prerës, të cilën e la të vdekur menjëherë. Ai u fut në burg dhe kreu dënimin që meritonte.

Pjesë nga rrëfimi

Unë kam mbajtur vazhdimisht 2-3 lopë dhe çdo viç i lopës ose çdo bagëti që del nga stalla, ai nuk ka parë dritë dhe është shumë e vështirë për ta futur brenda. Ne u munduam ta izolojmë dhe ta fusim në stallën ku na doli bashkë me gruan. Ai ishte shumë i vështirë, unë me pahir për të qëlluar viçin për ta ndaluar, e kam goditur gruan me një mjet prerës dhe i është shkaktuar vdekje e menjëhershme.

Pasi ndodhi kjo, kam lajmëruar policinë, ka ardhur policia, jam arrestuar, dhe jam dënuar me 8 vite burg. Me sjellje të mirë kam përfituar rreth dy vite, kam dalë me 6 vite e pak mua. Kur dola nga burgu, mbajta shpresë se dikush do më ndihmojë nga njerëzit e mi. Jo se nuk donin të më ndihmonin, por nuk kishin iniciativë për të hyrë për një person tjetër që të kem në krahë një grua.

Në 2009 kam dalë nga burgu dhe jetoj vetëm. Punoj si çdo njeri tjetër dhe akoma nuk e kam humbur atë fuqinë e punës, pasioni im është pak blegtori dhe pak bujqësi. Blegtoria më ndihmon shumë se kaloj stresin me to, në ambient të pastër. Merrem dhe me bujqësi, mbjell misër, jonxhe, probleme ekonomike nuk kam.