Dr. jep kuren popullore per sëmundjet reumatizmes

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Sëmundja quhet në përgjithësi “reumatizma”. Me këtë term kuptohet një proces inflamator(mahisje) i indeve të kyçeve. Në raste të tjera mund Kockattë preket nga mikrobet dhe indi muskulor”reumatizëm muskulare” apo indi nervor “reumatizëm nervor”. Përveç kyçeve, shfaqen çregullime të
metabolizmit nga infeksionet prej mikrobeve ngjitëse apo turbekulozi dhe dëmtime nga goditjet. Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash. Këto vazo (enë gjaku) të dëmtuara reagojnë shumë ndaj çregullimeve atmosferike, arsye kjo që personi me reumatizëm e ndien prishjen e kohës.

Mendohet se infeksioni nga mikrobet ndodh në mënyrë indirekte, nëpërmjet frenimit alergjik, kur organizmi preket nga mikrobet ose helmet e tyre. Përshembull, pas qelbëzimit të bajameve shfaqet reumatizma akute artikulare. Kështu nga vatrat e infeksionit mikrobet i derdhin helmet e tyre në gjak duke shkaktuar një ndjeshmëri të tepruar në organizëm, nëpërmjet së cilës zhvillohet procesi inflamator alergjik. Reumatizmat shfaqen në mënyrë akute dhe kronike.

Takohen më tepër në moshta 5-15 vjeç në çdo seks dhe prek kryesisht kyçet e mëdha, me temperaturë, dhimbje dhe vështirësi në lëvizje. Reumatizma e kyçeve është fluturuese: sot dhemb njëri kyç, nesër dhemb kyçi tjetër. Ajo lëpin këpucën dhe kafshon zemrën. Ajo ka rritje të rruazave të bardha në analizën e gjakut. Rendimenti arrin shifra të larta.

dhimbje shpineSëmundja fillon me temperaturë të lartë, dridhje, me dhimbje barku, me shpërthime të kukunjëzave nën lëkurë, dobësi, dhimbje në tërë trupin, anoreksi, kyçet enjten, skuqen, janë shumë të dhimbshme kur i prek dhe lëvizin zakonisht, prek kyçet e mëdha, gjunjët, noçkat e këmbëve, bërrylat. Merren masa distike: ndalohen yndyrnat, lëngu i mishit, veshkat, mëlçia, truri, konservat, patatet e skuqura, preshi, fasulet, bizelet, spinaqi, peshku me dhjamë, çokollatat, vera, alkooli, etj. Këshillohen banja termale, ilaçe popullore.

-Merrrni 1 kg hudhra, 1 litër vaj ulliri, 1 iriq dhe i zieni. Me këtë përbërje lyeni dhe fërkoni vendet që dhembin. Këtë e bëni një mbrëmje po, një mbrëmje jo. Pas çdo fërkimi lyeni trupin me vaj kanelle.

-Zieni 1 kg hudhra të qëruara me 1 litër vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhni në kullesë dhe me lëngun e kulluar hidhni 50 ml naftë dhe 5 të verdha vezësh. Me këtë përzierje lyeni vendet që dhembin.

-Merrni 5 lugë gjelle me kokrra dëllinje të zeza. Zihen në 500 gr ujë për 20-25 min. Kullohet dhe pihet 2 herë nga 1 gotë me këtë çaj para buke, të ëmbëlsuar me pak sheqer.

-Gjethet e hithrës ndihmojnë shumë në sëmundjet reumatizmale. Merrni 1 grusht me gjethe të njoma të hithrës. I zieni në 1 litra e gjysëm ujë për 20-25 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë, para buke të paëmbëlsuar.