Do trazojnë ujërat, këta janë dy djemtë që do t’i bashkohen Big Brother

Big Brother VIP do të presë sonte dy banorë të rinj. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për dy DJ të njohur në Kosovë.

Arbër Gumnishta (DJ-Dagz) dhe Pajtim Krasniqi (DJ PM) do të vijnë nga Kosova në Tiranë për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme të yjeve në vendin tonë. Të dy DJ-t janë miq me njëri-tjetrin.

Hyrja e tyre pritet të bëhet sonte, ndërkohë që është njoftuar edhe për futjen e një ish-banori të ‘Big Brother 1’, Olsi Mingomataj.

Edhe javës që kaloi në BBV u futën dy vajza, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha, përkatësisht këngëtare dhe blogere.

Djemtë pritet që të trazojnë ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.