Ja cilat janë 10 frazat që vjehrra nuk duhet t’i thotë nuses së saj, sidomos nëse ajo është nënë e re.
1. Përse qan?
Një nënë e re që ka në dorë një fëmijë që vetëm qan nuk mund të dijë gjithmonë arsyen pse fëmija e bën, dhe një koment i tillë do të ishte shumë i pavend nga ana e vjehrrës së saj. Kjo nuk do të bënte asgjë tjetër përveçse të acaronte marrëdhënien e tyre.
2. Dhoma ku luan fëmija është një fushë beteje
Nëse vjehrra vjen për vizitë ndërsa fëmijët janë duke luajtur, apo jetoni me të dhe fëmijët bëjnë shpesh rrëmujë me lodrat e tyre, komentet në lidhje me rregullin do të ishin të tepërta. Në vend të komenteve të tilla le të përpiqet t’ju ndihmojë të vendosni pak rregull në shtëpinë tuaj.
3. Fëmija ka nevojë për këtë apo për atë gjë
Ndërsa ajo shprehet në një mënyrë të tillë, pyetja e parë që të vjen në mendje është “si ka mundësi që nëna nuk është në gjendje të kuptojë nevojat e fëmijës së saj që ska pak javë që ka dalë nga barku i saj, dhe gjyshja mundet”? Për këtë arsye, vjehrra mendohuni mirë para se të shpreheni në mënyrë të tillë.
4. U lodhe me një? Po unë me 2/3/4 dhe për më tepër në vitet që i kam rritur?
Ju ndoshta mund të ishit më e mira nënë që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë! Ndoshta mund të ishit edhe shumë e “paaftë” ashtu si edhe çdo nënë tjetër në fillimet e saj të kësaj eksperince të re, por me siguri që nusja nuk ka qënë atje të shikojë si keni vepruar, dhe për më tepër ndoshta familja e madhe, tipike e asaj kohe, do t’ju vendoste në dispozicion më shumë anëtarë për t’ju dhënë një ndihmë.
5. Mos krahasoni fëmijët e saj me tuajët ndërsa kanë qënë të vegjël
Ka disa vjehrra që ndonjëherë e teprojnë me mënyrën si shprehen ndërsa krahasojnë nipërit apo mbesat me fëmijët e saj. Ndonjëherë mund të dëgjohen shprehje të tilla si “djali im filloi të ecte që 6 muajsh”. Kjo nuk ndihmon aspak në zhvillimin konjuktiv të fëmijës, as nuk i jep mbështetje nënës së re. Për më tepër, jeni e sigurt se ka filluar të ecë vërtet që 6 muajsh? Dhe të tjera shprehje si këto, sa të pavërteta, aq edhe të pavend!
6. Nuk të shoh në gjendje të mirë fizike
Dukesh e lodhur, e pakrehur, i ke sytë e kuqe, nuk paske kohë të bësh asgjë. Ndoshta kjo është një mënyrë e të shprehurit të asaj që në të vërtetë ndodh me nusen e saj, pra që nuk ka kohë të bëhet e bukur për djalin e saj, por përse duhet të përdorë shprehje kaq negative? Në vend të kësaj ajo mund t’i thotë nuses diçka të tillë “lere djalin/vajzën se e mbaj unë për 2 orë, kështu edhe ti do të jesh e lirë të bësh diçka që të pëlqën”. Kjo do të bënte të lumtur 3 persona: djalin tuaj i cili do të gjente bashkëshorten e rregulluar, nusen e cila do t’ju vlerësonte që i mundësuat pak kohë për veten e saj, si edhe vetë ju pasi edhe ju keni pak nevojë të qetësoheni me atë krijesë të vogël që mbart gjakun tuaj.
7. Mos poshtëroni asnjëherë nusen
Midis nuses dhe vjehrrës mund të krijohet edhe një marrëdhënie e mirë, ku e kaluara e familjes bashkohet me të ardhmen, por që të ndodhë kjo dhe midis tyre të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme, duhet që vjehrra të mos e poshtërojë asnjëherë nusen e saj. Një frazë që vjehrra nuk duhet të thotë kurrë është “ djali im fiton më shumë se ty” ose “djali im është më i mire se ty, je me fat që e njohe”!
8. Mos u ngatërroni me të shkuarën e djalit
Frazat që kanë të bëjnë me jetën e djalit para martese duhet të evitohen vjehrra të dashura, përpiquni të jepni sa më pak detaje në lidhje me këtë. Ndoshta ju nuk e dini se do të jetë djali juaj që do të qetësojë bashkëshorten.
9. Në shtëpinë time nuk qan kurrë, në shtëpinë time ha gjithmonë, në shtëpinë time…
Në përgjithësi fraza të tilla absolute si: “kurrë, gjithçka dhe gjithmonë” mund të fshehin diçka. Evitoni fraza të tilla dhe përpiquni të flisni më thjesht me nusen e djalit tuaj. Ju keni çfarë aftësish të vendosni në dukje, gjithsesi keni qënë njëherë nënë. Tashmë fëmijët tuaj janë të rritur!
10. Mos e refuzoni ndihmën që ju kërkon
Nëse nusja juaj ju shprehet se ka shumë rroba për të hekurosur apo larë, mos bëni sikur nuk e dëgjoni, apo të përgjigjeni duke i thënë “çdokush ka punët e tij”. Do të ishte më mirë të përgjigjeshit në mënyrë më të butë, ose ndonjëherë të mos bëni sikur nuk e dëgjoni atë çfarë ju tha. pernenat.
SHIKO.NEWS