Detaje nga jeta e aktorit shqiptar qe ra nga kati i 6 i pallatit. Ja cfare semudje vuante ai

Andi Llabuti, mik i Belliut gjatë një interviste televizive tha se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Sipas tij Belliu e ka përjetuar shumë keq humbjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun.

Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë.

Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet.

Më tej ai tha se humbja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.