Cuditet banoret e qytetit.Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç..

Pas dy tërmeteve të mëdha që goditën zonën e Kahramanmaraş, një gropë gjigante me gjerësi 30 metra dhe thellësi 8 metra u hap papritur në një park në Gaziantep.

Qytetarët mbetën të shtangur kur panë pamjet apokaliptike që vinin nga qyteza e tyre e vogël, ndërsa tregojnë se si vrima gjigante përpinte gjithçka, që nga pemët, shtyllat e dritave dhe asfaltin e rrugës.

Por, ajo që i çuditi të gjithë ishte fakti se shembja ndodhi në qendër të rrugës dhe nuk preku asnjë nga ndërtesat përreth, të cilët ngelën të paprekura.

“Kur zbritëm nga banesat tona për shkak të tërmetit, dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pamë se si rruga u zhduk papritur dhe gjithçka po fundosej.”, tregojnë qytetarët.


Ndërkohë, për të shmangur ndonjë aksident për shkak të gropës gjigante të formuar, Bashkia e Şahinbej mbyllën perimetrin e gropës me një pengesë.