Covid 19 hyn në shtëpinë e ‘Big Brother’? Ja banorja e parë që ka shfaqur simptoma, testohen të gjithë

Covid 19 duket se ka frikësuar ndjeshëm dhe banorët e “Big Brother VIP”, të cilët janë duke jetuar me ankth orët e fundit.

Modelja Beniada Nishani, ka qenë e para që ka shfaqur simptoma të ngjashme me Covid, duke bërë që ‘Vëllai i madh’ të shtrëngojë masat.

Temperaturë, plogështi e dhimbje kockash janë simptomat që ka shfaqur Beniada, e cilia po i nënshtrohet edhe testit për të parë nëse është apo jo e infektuar. Pas saj do të testohen të gjithë banorët.

Edhe balerini Eltion Merja është testuar për Covid, ndërsa tha se nga produksioni iu ishte thënë se jashtë “është duke u bërë nami me infektimet”.

Gjithsesi, deri në një njoftim të dytë, personat që janë kujdesur për pamjen e tyre apo për supriza nuk do të shkelin më në shtëpi për sigurinë e vetë banorëve.